hatashi-ks.com

About Us

HATASHI CORPORATION

Hatashi Corporation është kompani e specializuar në shitjen me shumicë dhe pakicë të produkteve të duhanit dhe zëvendësuesve të tij. E përkushtuar ndaj cilësisë, inovacionit dhe profesionalizmit, kompania ofron një gamë të gjerë produktesh që plotësojnë nevojat e tregut modern dhe të konsumatorëve të rritur.

Game e produkteve të Hatashi Corporation përfshin produkte tradicionale të duhanit, pajisje vape, nicotine pouches, snus, si dhe aksesorë të ndryshëm nga markat më të njohura ndërkombëtare. Përmes bashkëpunimeve me brende të njohura dhe një rrjeti të gjerë distribuimi, kompania siguron produkte autentike, cilësore dhe në përputhje me standardet më të larta të industrisë.

Misioni ynë është të ofrojmë zgjidhje moderne dhe të besueshme për partnerët tanë biznesorë dhe klientët, duke ndërtuar marrëdhënie afatgjata të bazuara në besim, korrektësi dhe shërbim profesional. Me fokus në zhvillimin e tregut dhe sjelljen e inovacioneve të fundit, Hatashi Corporation synon të jetë lider në sektorin e produkteve të duhanit dhe alternativave të tij.

A je mbi 18 vjet?

Përmbajtja e kësaj faqeje interneti nuk mund të shfaqet nëse nuk verifikoni moshën tuaj. Ju lutemi verifikoni që jeni mbi 18 vjeç për të parë këtë faqe.